LVV në Vushtrri premton zhvillim urban për qytetin

Kosova

LVV në Vushtrri premton zhvillim urban për qytetin

Më: 3 nëntor 2025 Në ora: 23:14
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje mbajti tubim elektoral edhe në Vushtrri. Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, premtoi zhvillim urban për qytetin dhe ruajtje e konservim të trashëgimisë kulturore. E kandidati për  kryetar nga ky subjekt politik, Sylejman Meholli, premtoi se më të, në krye të Vushtrrisë, do të ndërtohet ngrohtorja e do të rinovohet stadiumi.

Në tubimin elektoral në Vushtrri, kryetari I lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi se qeverisja e kandidatit për kryetar, Sylejman Meholli, e ka në fokus qytetarin. Prandaj, tha se me qeverisjen e Vushtrrisë nga partia që drejton, ekonomia e kësaj komune, dukshëm do të përmirësohet.

E kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Sylejman Meholli, mes tjerash, premtoi ndërtimin e ngrohtores dhe rinovimin e stadiumit.

Në këtë tubim elektoral, u premtua se në fshatra do të funksionalizohet sistemi I ujit të pijshëm he trafiku urban ndërsa fermerët do të subvencionohet me 10 cent shtesë për litër në qumësht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat