​Moti në Kosovë, merrni çadrat për vikend

Kosova

​Moti në Kosovë, merrni çadrat për vikend

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Mbi vendin tonë gjatë fundjavës do të mbretërojë moti i vranët dhe me reshje shiu të herë pas hershme.

Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehte deri mesatare.

Të dielën parashihet mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi një deri në pesë metra për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat