Idrizi pas fitores: Ia dedikoj çlirimtarëve që padrejtësisht po mbahen në Hagë

Kosova

Idrizi pas fitores: Ia dedikoj çlirimtarëve që padrejtësisht po mbahen në Hagë

Më: 10 nëntor 2025 Në ora: 17:59
Ferit Idrizi i PDK-së

Ferit Idrizi i PDK-së ka siguruar edhe një mandate si kryetar i komunës së Vushtrrisë.

Këtë fitore ai tha se ia dedikon çlirimtarëve që siç u shpreh, padrejtësisht po mbahen në Hagë.

“Këtë fitore ia dedikoj çlirimtarëve që padrejtësisht po mbahen në Hagë.

Këtë fitore do t’ua kthej me respekt dhe shërbim rinisë së Vushtrrisë, avancimit të gruas, të gjithë qytetarëve, studentëve, sportistëve, artistëve”, ka shkruar Idrizi në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat