Nesër rruga regjionale Kërpimeh-Bajgorë-Mitrovicë do të jetë e pakalueshme, shkak asfaltimi

Kosova

Nesër rruga regjionale Kërpimeh-Bajgorë-Mitrovicë do të jetë e pakalueshme, shkak asfaltimi

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nga data 12-15 nëntor, në projektin e rikonstruimit të rrugës regjionale Kērpimeh-Bajgorë-Mitrovicë  R129, do tē bēhet asfaltimi i shtresës përfundimtare.

Ministria bën të ditur se pjesa nga lokacioni Picel (Bajgorē)-Kaqandollē-Kërpimeh do tē jetë e pakalueshme për qarkullim.

“Kërkojmë nga qytetarët qē gjatë këtyre ditëve tē shfrytëzojnë rrugët alternative”, bën thirrje ministria e Infrastrukturës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat