Përmbytet lagjja “Mirditë” në Malishevë, banorët ankohen se s’kanë as rrymë

Kosova

Përmbytet lagjja “Mirditë” në Malishevë, banorët ankohen se s’kanë as rrymë

Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 23:36
Malishevë

Të reshurat e pandërprera kanë shkaktuar dëme të mëdha në lagjen “Mirditë” në Malishevë.

Shiu i vazhdueshëm ka përmbytur rrugët, duke krijuar kushte të rrezikshme për banorët.

Një banorë i kësaj lagje ka thënë se nuk kanë as rrymë dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë intervenim nga komuna.

Media ka kontaktuar me KEDS lidhur me situatën me energjinë elektrike, por të njëjtit deri  më tani nuk janë përgjigjur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat