​Rinisin reshjet e borës, nis pastrimi i rrugëve Bogë-Theth, Hani i Hotit-Dogana Vermosh

Kosova

​Rinisin reshjet e borës, nis pastrimi i rrugëve Bogë-Theth, Hani i Hotit-Dogana Vermosh

Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 19:04
Ilustrim

​Rinisin reshjet e borës, nis pastrimi i rrugëve Bogë-Theth, Hani i Hotit-Dogana Vermosh

Veriu i Shqipërisë sot është përfshirë sërish nga reshjet e borës, por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Kryeministri Edi Rama tha se pas rikthimit të reshjeve në veri të vendit, mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës, në Bogë-Theth dhe Hani i Hotit-Dogana Vermosh.

“Drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat