Ahmeti u bën thirrje komunave për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike

Kosova

Ahmeti u bën thirrje komunave për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike

Më: 16 dhjetor 2025 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti, u ka bërë thirrje komunave që të ndalojnë përdorimin e mjeteve piroteknike.

“Festat e fundvitit nuk guxojnë të rrezikojnë jetën.

Çdo vit, mjetet piroteknike shkaktojnë lëndime, veçanërisht te fëmijët.

Komunat duhet të veprojnë me ndalesa të përkohshme gjatë periudhës së festave të fundvitit, për shitjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira publike. Siguria e qytetarëve është përgjegjësi institucionale”, ka shkruar Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat