Largohen mbeturinat në parkingun e Palestrës Sportive “Adem Jashari”

Kosova

Largohen mbeturinat në parkingun e Palestrës Sportive “Adem Jashari”

Më: 16 dhjetor 2025 Në ora: 17:49
Largohen mbeturinat në parkingun e Palestrës Sportive “Adem Jashari”

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me stafin e tij, ka parë nga afër procesin e heqjes së deponisë së mbeturinave në parkingun e Palestrës Sportive “Adem Jashari”.

Kryetari Thaçi ka falënderuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) për mbështetjen dhe vënien në dispozicion të makinerisë.

Po ashtu edhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në largimin e mbeturinave dhe përmirësimin e mjedisit.

Ai theksoi se Komuna do të vazhdojë angazhimin për ruajtjen e pastërtisë, krijimin e hapësirave të sigurta dhe të pastra për qytetarët, si dhe parandalimin e krijimit të deponive ilegale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat