“Proces demokratik”, Bulliqi: Mërgata i begatoi edhe më shumë zgjedhjet

Kosova

“Proces demokratik”, Bulliqi: Mërgata i begatoi edhe më shumë zgjedhjet

Më: 29 dhjetor 2025 Në ora: 13:59
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur pas fitores të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, duke e vlerësuar procesin zgjedhor si të rregullt dhe demokratik.

Bulliqi tha se zgjedhjet u zhvilluan sipas standardeve demokratike dhe se në mbarëvajtjen e procesit ka ndikuar pozitivisht edhe pjesëmarrja e madhe e mërgimtarëve.

“Ka qenë një proces i rregullt dhe demokratik. Kësaj radhe edhe numri i madh i mërgatës që ishte prezent e ka begatuar edhe më shumë këtë proces.

Prandaj, ajo që ka ndodhur është diçka e mirë, sepse vërtet kemi treguar edhe para faktorit ndërkombëtar se shteti i Kosovës tashmë është një shtet demokratik dhe i respekton të gjitha rregullat demokratike”, tha  Bulliqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat