Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëzojnë në polici

Kosova

Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëzojnë në polici

Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Tre të mitur, të martën rreth orës 13:30 në Stacionin Policor në Kamenicë, kanë dorëzuar në polici 100 euro para të gatshme të cilat i kishin gjetur në sheshin e qytetit të Kamenicës.

Policia tha se, nëpërmjet rrugëve operative, ka arritur që të identifikojë personin që i kishin humbur këto para dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i janë kthyer prapa.

“Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm, falënderojmë tre të miturit e ndërgjegjshëm.

Po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”, u tha në njoftimin e Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat