Kuvendi i Komunës së Shtimes zgjedh kryesuesin

Kosova

Kuvendi i Komunës së Shtimes zgjedh kryesuesin

Nga: Bota sot Më: 3 janar 2026 Në ora: 17:16
Kuvendi i Komunës së Shtimes

Ka vazhduar sot seanca e datës 31 dhjetor, e thirrur për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Shtimes.

Në këtë seancë, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Yllkë Fejzullahun si kandidate për kryesuese, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar Rrahman Jakupin si kandidat.

Pas procesit të votimit të fshehtë, ku u shpreh një atmosferë e qetë dhe profesionale, rezultati ishte si më poshtë:

Rrahman Jakupi mori 12 vota, ndërsa Yllkë Fejzullahu 9 vota.

Me shumicën e votave, kryesues i Kuvendit të Komunës së Shtimes u zgjodh Rrahman Jakupi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat