15 orë pa energji elektrike në fshatin Gllamnik të Podujevës

Kosova

15 orë pa energji elektrike në fshatin Gllamnik të Podujevës

Më: 4 janar 2026 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Banorët e fshatit Gllamnik, në komunën e Podujevës, po përballen me mungesë të energjisë elektrike tash e 15 orë.

Ndërprerja e gjatë ka shkaktuar vështirësi të shumta për familjet, duke ndikuar në përditshmëri dhe në funksionimin normal të amvisërive.

Ende nuk ka njoftim zyrtar lidhur me arsyen e ndërprerjes apo kohën e rikthimit të furnizimit me energji elektrike.

Banorët kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë nga institucionet përgjegjëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat