Fshati Denjë nis vitin me traditë 24-vjeçare të dhurimit të gjakut

Kosova

Fshati Denjë nis vitin me traditë 24-vjeçare të dhurimit të gjakut

Më: 5 janar 2026 Në ora: 23:35
Pamje nga takimi

Banorët e fshatit Denjë në Rahovec kanë nisur vitin 2026 me aksionin vullnetar të dhurimit të gjakut.

Sipas Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, ky aktivitet organizohet pa ndërprerje që 24 vite.

“Falënderojmë secilin dhurues për kontributin e vazhdueshëm dhe organizatorët për këtë traditë humanizmi”, thuhet në njoftim.

"Sot më datë 05.01.2026 e nisëm vitin me aksionin e dhurimit vullnetar të gjakut në fshatin Denjë, Komuna e Rahovecit, një aksion që organizohet pa ndërprerje për 24 vite me radhë. Falënderojmë secilin dhurues, një nga një, për kontributin e vazhdueshëm ndër vite në ndihmë të pacientëve në nevojë për gjak dhe produkte të gjakut, si dhe organizatorët për këtë angazhim dhe traditë 24-vjeçare humanizmi."

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat