Bekim Azizi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë

Kosova

Bekim Azizi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë

Më: 8 janar 2026 Në ora: 11:07
Bekim Azizi

Bekim Azizi është zgjedhur Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë edhe për këtë mandat.

Në seancën e parë të kuvendit komunal, nga gjithsej 27 këshilltarë, në procesin e votimit morën pjesë 19 prej tyre, 18 këshilltarë votuan pro zgjedhjes së Azizi­t, ndërsa një ishte kundër.

Ndërkohë, këshilltarët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) braktisën seancën.

Kjo duke shprehur mospajtim me, siç thanë ata, mungesën e arsyetimit të mjaftueshëm për themelimin e dy drejtorive të reja komunale

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat