Gjendje e keqe në Zajm të Klinës, Krasniqi: Komuna ende s’ka intervenuar

Kosova

Gjendje e keqe në Zajm të Klinës, Krasniqi: Komuna ende s’ka intervenuar

Më: 10 janar 2026 Në ora: 15:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në shumë zona të vendit.

Një situatë alarmante paraqitet edhe në fshatin Zajm të Klinës.

Lidhur me gjendjen detaje ka dhënë kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit, Metë Krasniqi.

Krasniqi deklaroi se për dy ditë nuk kanë pasur rrymë si dhe aktualisht nuk kanë ujë.

“Gjendja është e keqe. Për dy ditë s’kemi pasur rrymë, kjo për shkak se KEDS është detyruar ta ndal rrymën për shkak se uji ka filluar ta prekë edhe trafon e fshatit dhe kështu banorët kanë qenë të rrezikuar. Me rënien e nivelit rryma është lëshuar. Ujë nuk kemi”, deklaroi Krasniqi.

Ai theksoi se komuna deri më tani nuk ka intervenuar.

“Një familje është thuajse e bllokuar. Bodrumi i shtëpisë është vërshuar, njerëzit e kanë të vështirë të lëvizin. Komuna akoma nuk ka intervenuar. I kam ftuar zjarrfikësit, por që më kanë thënë se i kanë në dispozicion me vetëm dy pompa”, theksoi ai.

“Jemi mobilizuar, e kemi larguar sado pak ujin, por tash me reshjet është përkeqësuar akoma më shumë”, deklaroi Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat