Shkak mungesa e ngrohjes, shkolla “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë shtyn nisjen e mësimit

Kosova

Shkak mungesa e ngrohjes, shkolla “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë shtyn nisjen e mësimit

Më: 11 janar 2026 Në ora: 12:01
Foto ilustruese

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë ka njoftuar se, për ciklin 6–9, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë shtyhet për shkak të mungesës së ngrohjes qendrore dhe temperaturave të ulëta.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.

Vendimi, i marrë nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Fushë-Kosovë.

Kurse, parashikon që mësimi të rifillojë më 19 janar 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat