Miratohet raporti i dëmeve nga reshjet në Rahovec, deklarohet Latifi

Kosova

Miratohet raporti i dëmeve nga reshjet në Rahovec, deklarohet Latifi

Më: 27 janar 2026 Në ora: 10:59
Kreu i Rahovecit, Smajl Latifi

Më 5, 6 dhe 7 janar, Rahoveci u përmbysë nga reshjet e dendura të shiut, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme në këtë komunë.

Kreu i Rahovecit, Smajl Latifi në emisionin “Fol me Arin”, ka bërë të ditur se komuna ka miratuar raportin e dëmeve nga reshjet e shiut.

Ai tha se ky raport u përfundua në kohë rekord nga komisionet e posaçme të komunës.

“Gjithsej vlera e dëmeve është 801 mijë e 504 euro e 51 cent, ndërsa në amvisëri është 292 mijë e 457 euro, dhe janë 259 kërkesa të ekonomive familjare të adresuara, janë të adresuara 120 kërkesa nga fermerët, ndërsa shtatë biznese janë dëmtuar nga këto dëme”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat