Prokuroria Themelore del me detaje rreth rastit të dhunimit të së miturës në Istog

Kosova

Prokuroria Themelore del me detaje rreth rastit të dhunimit të së miturës në Istog

Më: 30 janar 2026 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Istogu është tronditur ditën e djeshme (29/01/2026), pasi dyshohet për një rast dhunimit të një të miture.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, bëri të ditur për telegrafin se është ndaluar një person i moshës madhore rreth orës 14:10, pasi dyshohet se ka dhunuar një të mitur në një motel.

Media ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se brenda afatit ligjor do të caktohet masa e paraburgimit.

Rast i rëndë në Istog, një i rritur dyshohet se dhunoi një të mitur

“Është ndaluar një person me urdhër të prokurorit të shtetit nën dyshimin se ka kryer veprën penale dhunimi”, tha ai.

“Prokurori i shteti brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit”, shtoi më tej Nikçi.

Në bazë të burimeve, dyshohet se personi që ka kryer dhunimin është i moshës 54-vjeçare, ndërsa e mitura është 12 vjeçe. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat