Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se qyteti i Skenderajt do të përballet me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit të kompanisë, kjo situatë ka ardhur si pasojë e një defekti në gypin kryesor të furnizimit, që ndodhet në Klinën e mesme.
KRU “Mitrovica” u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim deri në sanimin e këtij defekti.
Njoftmi i plotë:
Skenderaj,
Për shkak të një defekti në Kllinën e Mesme, në gypin kryesor të furnizimit, ka ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin e Skenderajit, deri në sanimin e defektit.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!