Rasti në shkollën “Pavarësia”, edhe ndaj drejtorit zgjerohen hetimet për dhunë ndaj nxënësit

Kosova

Rasti në shkollën “Pavarësia”, edhe ndaj drejtorit zgjerohen hetimet për dhunë ndaj nxënësit

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 18:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lidhur me rastin për dhunën ndaj nxënësit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zgjeruar hetimet edhe ndaj drejtorit të Shkollës “Pavarësia” në Prishtinë, Halil Brahaj.

Hetimet ndaj tij janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare” .

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar prokurorja e rastit, Jehona Grantolli.

“Sot i kemi intervistu të dyshimtit, nuk është ndaluar. Është intervistuar për veprën penale keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare”, tha Grantolli.Për më shumë, Grantolli tha se mund t’i drejtohemi zëdhënëses për informimin të kësaj Prokurorie.

Në pamjet që “Betimi për Drejtësi” i ka siguruar shihet drejtori i shkollës duke e goditur në fytyrë një nxënës të shkollës “Pavarësia” për të cilin ditë më parë u arrestua mësimdhënësi i shkollës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat