Moti sot me vranësira, temperaturat minimale prej 1 deri në 3°C

Kosova

Moti sot me vranësira, temperaturat minimale prej 1 deri në 3°C

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Sot parashikohet mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh në pjesën e parë të ditës.

Ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet shtim i vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në shkallë vendi, lokalisht në formë rrebeshe.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, kryesisht në Rrafshin e Kosovës dhe veçanërisht në mbrëmje, me shpejtësi prej 15-47 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 1 deri në 3°C dhe ato maksimale prej 9 deri në 13°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat