Protestojnë banorët e Zajmit të Klinës: Një pronë iu shit dy personave

Kosova

Protestojnë banorët e Zajmit të Klinës: Një pronë iu shit dy personave

Më: 22 shkurt 2026 Në ora: 13:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Banorët e fshatit Zajm, me parulla në duar dolën për të protestuar për pronat e tyre.

Në shenjë pakënaqësie ata e bllokuan magjistralen Prishtinë-Pejë. Ata po kërkojnë nga shteti njohjen e pronësisë mbi shtëpitë e tyre dhe pronat e tjera që i kanë.

Dikur para disa dekada, këto prona kanë qenë të banorëve serbë, sepse kjo zonë ka qenë e banuar me serbë, por pas kthimit të shqiptarëve në pronat e tyre, ka ndodhur që disa noterë ua ka njohur pronësinë dy personave në një shtëpi.

Pra, një pronë u është shitur dy personave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat