ShSKUK i quan shpifje deklaratat për produktet medicinave pa afat

Kosova

ShSKUK i quan shpifje deklaratat për produktet medicinave pa afat

Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), përmes një reagimi ka thënë se nuk pranon asnjë produkt medicinal pa afat.

ShSKUK ka thënë se të gjitha furnizimet dhe shpërndarjet realizohen në përputhje të plotë me standardet ligjore dhe profesionale në fuqi, duke garantuar sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve për pacientët.

“Janë të pabazuara deklaratat e personave jokompetentë, e sidomos të disa figurave publike, të cilat përmes shpifjeve tentojnë të dëmtojnë reputacionin e institucioneve shëndetësore të Republika e Kosovës. Këto pretendime të pavërteta krijojnë panik dhe pasiguri të panevojshme tek qytetarët tanë, të cilët çdo ditë marrin me mijëra shërbime shëndetësore në spitalet dhe klinikat tona”, thuhet në reagimin e ShSKUK-së.

Tutje, ky institucion ka bërë të ditur se produktet pa afat të trashëguara nga viti 2011, janë në proces asgjësimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat