Kujtohet veprimtari i palodhur Nexhat Ali Zymeri

Kosova

Kujtohet veprimtari i palodhur Nexhat Ali Zymeri

Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 16:39
Nexhat Ali Zymeri

Sot kujtohet me nderim veprimtari dhe atdhetari i devotshëm Nexhat Ali Zymeri nga Gjilani. I rritur në një familje me traditë patriotike, Zymeri iu përkushtua që herët veprimtarisë kombëtare dhe u rreshtua në LDK që nga themelimi.

Ai përballoi presione, tortura dhe frikësime gjatë regjimit komunist, vazhdoi veprimtarinë e tij gjatë luftës dhe pas saj, duke mbetur i palëkundur ndaj idealit kombëtar. Kujtimi për të mbetet i gjallë për kontributin dhe sakrificat e tij.

Postimi:

Sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me nderim dhe respekt të thellë veprimtarin e palodhur dhe atdhetarin e devotshëm, Nexhat Ali Zymerin nga Gjilani.

Nexhati lindi dhe u rrit në një familje me traditë të fortë patriotike e nacionaliste. Fryma atdhetare ishte pjesë e gjakut të tij. Xhaxhai i tij, Rifati, u vra nga regjimi komunist si kaçak nacionalist, duke lënë pas një amanet të shenjtë për dashurinë ndaj atdheut. I frymëzuar nga ky ideal familjar, Nexhati iu përkushtua që herët veprimtarisë kombëtare dhe u rreshtua në LDK që nga themelimi i saj.

Në vitin 1989 u largua nga puna për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare. U mor disa herë në biseda informative, u përcoll dhe u torturua. Por as presionet, as dhuna, as frikësimet nuk arritën ta ndalin. Ai vazhdoi rrugën e tij me vendosmëri, i palëkundur në bindjet e veta dhe besnik ndaj idealit kombëtar.

Veprimtarinë e tij nuk e ndërpreu as gjatë luftës e as pas saj. Deri në ditët e fundit të jetës, Nexhati mbeti i përkushtuar ndaj çështjes kombëtare dhe idealeve që i besonte.

Sot e kujtojmë me mirënjohje të thellë dhe krenari. Kujtimi për të mbetet i gjallë, ashtu si edhe vlerat për të cilat ai jetoi dhe sakrifikoi.

Lavdi jetës dhe veprës së Nexhat Ali Zymerit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat