​Flamuri i UÇK-së vendoset te rrethi i kazermës “Adem Jashari” në nderim të sakrificës së luftëtarëve

Kosova

​Flamuri i UÇK-së vendoset te rrethi i kazermës “Adem Jashari” në nderim të sakrificës së luftëtarëve

Më: 5 mars 2026 Në ora: 20:02
Agim Pllashniku

Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, nga iniciativa “Të gjithë për luftëtarin”, ka zhvilluar sot një aksion simbolik duke vendosur flamurin e UÇK-së te rrethi përballë kazermës “Adem Jashari”. Ai tha se vendi është zgjedhur qëllimisht për shkak të qarkullimit të madh të qytetarëve, në mënyrë që flamuri i UÇK-së të jetë i dukshëm dhe të kujtojë sakrificën e luftëtarëve të lirisë

Plashniku: Kemi kërkuar leje nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili gjithmonë na ka përkrahur

“Qëllimi i këtij flamuri të UÇK-së që është vendosur në këtë vend është për kontributin e Adem Jasharit, familjes Jashari më 5, 6, 7 mars, e kemi përcaktuar këtë vend sepse këtu ka shumë qarkullim dhe e meriton ky flamur kombëtar me qëndru këtu përballë kazermës Adem Jashari, sepse këtu kemi shumë luftëtarë të UÇK-së… po, kemi kërku leje nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili gjithmonë na ka përkrah neve si veteranë dhe na ka përkrah edhe për këtë vendosje të flamurit të UÇK-së… ky është flamuri i dytë që e vendosim na veteranët, personalisht iniciativa ka qenë prej meje dhe kështu kemi me vazhdu, po unë përmes agjencisë suaj po ju bëj apel të gjithë veteranëve të luftës edhe popullit shqiptar, ku ka rreth në Kosovë ta vendosin flamurin e UÇK-së, sepse ia vlen për përkrahje të familjeve të dëshmorëve, veteranëve, invalidëve dhe për përkrahje të atyre burrave në Hagë që janë themelues të UÇK-së edhe ju e dini çfarë aktakuza prokurori ka ngrit dhe ne duhet të bëjmë një shenjë për ta.”

Pllashniku u bëri thirrje edhe veteranëve dhe qytetarëve që në të gjithë Kosovnë të vendosin flamurin e UÇK-së, si shenjë respekti për familjet e dëshmorëve, veteranët, invalidët e luftës dhe për të gjithë ata që kontribuan për lirinë e vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat