Gjendet trupi i Beqir Malokut, i zhdukur nga Istogu që nga gushti i vitit të kaluar

Kosova

Gjendet trupi i Beqir Malokut, i zhdukur nga Istogu që nga gushti i vitit të kaluar

Më: 7 mars 2026 Në ora: 17:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Është gjetur trupi i pajetë i Beqir Malokut, i zhdukur nga gushti i vitit që lëmë pas.

Burime të medias pohojnë se trupi i pajetë i viktimës u gjet në Istog të Poshtëm, në afërsi të zonës ku ishte zhdukur.

Beqiri, nga Saradrani i Istogut, ishte zhdukur të dielën e 16 gushtit 2025 dhe që nga ajo ditë nuk dihej asgjë për vendndodhjen e tij.

Në kërkimin e 67-vjeçarit ishin përfshirë njësite policore, të Shoqatës së Kosovës për Kërkim-shpëtim, si dhe ekipe të FSK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat