Komuna e Istogut nënshkruan memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara

Kosova

Komuna e Istogut nënshkruan memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara

Më: 11 mars 2026 Në ora: 10:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komuna e Istogut, Ilir Ferati, dhe koordinatori nacional i Preda Plusë Kosovë, Petrit Bllaca, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për zbatimin e një projekti që synon fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara dhe organizatave që i përfaqësojnë ata.

Sipas njoftimit, projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe Komuna e Istogut.

Ndërsa zbatohet nga organizata Preda Plusë Kosovë.

Përmes këtij bashkëpunimi synohet krijimi i mundësive më të mëdha për përfshirje, përfaqësim dhe mbështetje të personave me aftësi të kufizuara në jetën shoqërore dhe institucionale në Istog.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat