Zhvillimi i blegtorisë në Podujevë – 56 mëshqerra shpërndahen në fazën e parë

Kosova

Zhvillimi i blegtorisë në Podujevë – 56 mëshqerra shpërndahen në fazën e parë

Më: 13 mars 2026 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar fillimin e shpërndarjes së mëshqerrave për fermerët e zonës, në kuadër të projektit për zhvillimin e blegtorisë, që përfshin gjithsej 162 përfitues.

Sot kemi filluar shpërndarjen e mëshqerrave për fermerët llapjanë, në kuadër të projektit për zhvillimin e blegtorisë, ku nga projekti kemi gjithsej 162 përfitues”, tha Bulliqi.

Ai bëri të ditur se në fazën e parë janë shpërndarë 56 krerë mëshqerra, ndërsa pjesa tjetër e tyre do të ndahen në fazat e ardhshme.

“Urime për përfituesit, do të vazhdoj t’i mbështes edhe në të ardhmen”, shtoi kryetari i Podujevës, duke theksuar angazhimin e komunës për mbështetje të vazhdueshme ndaj fermerëve dhe zhvillimit të blegtorisë në rajon. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat