Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se rruga Pejë-Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e pakalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.
“Ju njoftojmë se rruga Pejë-Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e pa kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve, për shkak të borës (në pjesën e Malit të Zi)”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.
Njoftimi i plotë:
Njoftim📢
Ju njoftojmë se rruga Pejë-Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e pa kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve, për shkak të borës, ( në pjesën e Malit të Zi).
Për më shumë informata kontaktoni📞QKMK në numrat 045198000,045198606 dhe pa pagesë 080050095.