​S’ka rrymë në disa vende të kryeqytetit, jep detaje KOSTT

Kosova

​S’ka rrymë në disa vende të kryeqytetit, jep detaje KOSTT

Më: 29 mars 2026 Në ora: 18:43
Ilustrim

Shembja e një pjese të rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë ka shkaktuar dëmtime në infrastrukturën energjetike, e cila ka prekur rrjetin transmetues në nivelin 110 kV.

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT bwn tw ditur se, si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë dhe dëmtimeve të shkaktuara në infrastrukturë, është prekur edhe rrjeti transmetues në nivelin 110 kV, raporton kp.

Sipas KOSTT, si rezultat i kësaj situate, një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga NS Prishtina 6 kanë mbetur pa energji elektrike.

“Ekipet e KOSTT-it, në koordinim me KEDS, janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike”, thuhet nw njoftim.

KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët e afektuar.

KosovaPress raportoi se sot, prej orës 14:00, banorët e lagjes së Spitalit përkatësisht, ata të rrugës “B” dhe të “Muharrem Fejza” janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Për këtë ndërprerje kanë treguar për KosovaPress disa qytetarë të kësaj zone.

Lidhur me ndalimin e rrymës, nuk ka pasur njoftim paraprak nga institucionet përgjegjëse për furnizim me energji elektrike, në këtë rast KEDS.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat