Të reshura të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë

Kosova

Të reshura të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë

Më: 4 prill 2026 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se rruga që lidh Pejën me pikën kufitare Kullë-Rozhajë, si dhe drejtimi anasjelltas, aktualisht është e pakalueshme për kamionët për shkak të reshjeve të dendura të borës.

Autoritetet e trafikut kanë njoftuar se gjendja e rrugëve është e vështirë dhe kërkohet kujdes maksimal gjatë lëvizjes.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në Facebook, për automjetet e udhëtarëve është e domosdoshme përdorimi i paisjeve dimërore, si zinxhirët për goma ose goma dimërore, për të siguruar një lëvizje të sigurt dhe për të parandaluar rrëshqitjen.

Udhëtarët këshillohen të planifikojnë udhëtimet me kujdes dhe të ndjekin njoftimet e përditësuara për kushtet e motit dhe të trafikut në këtë segment rrugor.

Për më shumë informacion, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar ose të ndjekin faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale për njoftime të reja lidhur me gjendjen e rrugëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat