Komuna e Obiliqit përfshin fshatrat në transportin publik, Thaçi: Një tjetër premtim i mbajtur

Kosova

Komuna e Obiliqit përfshin fshatrat në transportin publik, Thaçi: Një tjetër premtim i mbajtur

Më: 10 prill 2026 Në ora: 14:31
Halil Thaçi

Komuna e Obiliqit ka përfshirë fshatrat në transportin publik.

Kryetari i kësaj komune, Halil Thaçi ka thënë se ky është një tjetër premtim i mbajtur.

“Për herë të parë, kemi përfshirë të gjitha fshatrat në transportin publik. Sot, edhe ato zona që nuk kanë pasur kurrë qasje në transport, do lidhen me qytetin”, ka shkruar ai në Facebook.

Përmes subvencionimit për kilometër, Thaçi ka shtuar se “po sigurojmë që operatorët të ofrojnë shërbim të rregullt dhe cilësor, duke garantuar që transporti publik të jetë në funksion të çdo qytetari”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat