Në lidhje me raportimet e fundit në media për rritjen e çmimeve të biletave të udhëtimit,
Stacioni i Autobusëve në Prishtine sqaroi se vendimi për përcaktimin e çmimeve të biletave është kompetencë ekskluzive e operatorëve privatë të transportit.
“Stacioni i Autobusëve nuk merr pjesë në vendimmarrjen për çmimet e biletave dhe nuk ka rol në përcaktimin apo ndryshimin e tyre.
Prandaj, çdo ndryshim i çmimeve reflekton vendime të operatorëve të transportit, bazuar në politikat dhe kostot e tyre operative”, thuhet në njoftimin e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
Autoritetet e stacionit u bëjnë thirrje qytetarëve për mirëkuptim, duke theksuar se synimi mbetet ofrimi i shërbimeve sa më cilësore, pavarësisht sfidave ekonomike.