Kuvendi Komunal i Obiliqit mban mbledhje të jashtëzakonshme, miratohet plani për transportin publik

Kosova

Kuvendi Komunal i Obiliqit mban mbledhje të jashtëzakonshme, miratohet plani për transportin publik

Më: 17 prill 2026 Në ora: 17:15
Kuvendi Komunal i Obiliqit ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme

Kuvendi Komunal i Obiliqit ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme, ku është diskutuar dhe miratuar një nga çështjet me rëndësi për qytetarët e kësaj komune.

Në rendin e ditës ishte shqyrtimi i planit të rrjetit të linjave si dhe subvencionimi i transportit publik për udhëtarët në territorin e Obiliqit.

Në këtë mbledhje morën pjesë 11 asambleistë, të cilët pro.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Komunës së Obiliqit, mbledhja është zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe synon përmirësimin e shërbimeve publike, si dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat