​Reduktime uji në Podujevë, ja sa do të zgjasin ndërprerjet

Kosova

​Reduktime uji në Podujevë, ja sa do të zgjasin ndërprerjet

Më: 18 prill 2026 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, qytetarët e Podujevës do të përballen me reduktime në furnizimin me ujë gjatë ditës së sotme.

Kjo situatë ka ardhur si pasojë e një defekti të paraqitur në një gyp me diametër Ø1200 mm në zonën e Shkabajt.

Sipas njoftimit, reduktimet në furnizim do të zgjasin nga ora 11:00 deri në 16:00, derisa ekipet teknike janë në terren duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e gjendjes normale.

Autoritetet u bëjnë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat