Pagesa e faturave të ujësjellësit pa provizion në zyrat postare

Kosova

Pagesa e faturave të ujësjellësit pa provizion në zyrat postare

Më: 30 prill 2026 Në ora: 17:18
Foto ilustruese

Qytetarët e Kosovës mund të kryejnë pagesat e faturave të Kompanive Rajonale të Ujësjellësve në të gjitha zyrat e Postës së Kosovës pa provizion.

Sipas njoftimit, zyrat postare funksionojnë çdo ditë nga ora 08:00, duke ofruar shërbime për pagesat ndaj KRU Prishtina, KRU Bifurkacioni në Ferizaj, KRU Hidromorava në Gjilan, KRU Mitrovica, KRU Gjakova dhe KRU Hidrodrini në Pejë. Ndërkaq, për pagesat ndaj KRU Hidroregjioni Jugor në Prizren, provizioni mbulohet nga konsumatori.

Posta e Kosovës thekson se do të vazhdojë të mbetet një partner i besueshëm për qytetarët, duke garantuar realizimin e shpejtë dhe të sigurt të transaksioneve.

Njoftimi:

Pagesat e faturave të Kompanive Rajonale të Ujësjellësve bëhen në të gjitha zyrat postare Pa Provizion

Zyrat postare punojnë çdo ditë nga ora 08:00.

Pagesat për KRU Prishtina

Pagesat e KRU Hidroregjioni Jugor – Prizren (provizioni paguhet nga konsumatori)

Pagesat e KRU Bifurkacioni – Ferizaj

Pagesat e KRU Hidromorava – Gjilan

Pagesat e KRU Mitrovica

Pagesat e KRU Gjakova

Pagesat e KRU Hidrodrini – Pejë

Posta e Kosovës do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm në ofrimin e shërbimeve të nevojshme për qytetarët, duke siguruar që çdo transaksion të realizohet me efikasitet dhe siguri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat