Moti sot me diell në mëngjes, pasdite vranësira dhe rrebeshe të izoluara

Kosova

Moti sot me diell në mëngjes, pasdite vranësira dhe rrebeshe të izoluara

Më: 2 maj 2026 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Sot parashikohet të mbajë mot me diell në orët e mëngjesit.

Ndërsa gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat lokalisht pritet të gjenerojnë ndonjë rrebesh të izoluar.

Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 16°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat