Tensionimi i protestës në Besi, policia tenton arrestimin e një banori, mbërrijnë edhe policët specialë

Kosova

Tensionimi i protestës në Besi, policia tenton arrestimin e një banori, mbërrijnë edhe policët specialë

Më: 3 maj 2026 Në ora: 13:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Banorët e fshatit Besi të komunës së Prishtinës edhe sot kanë dalur për të protestuar.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe më herët, duke kërkuar një rrethrrotullim në këtë zonë.

Në pamjet e siguruara shihet se si policët tentojnë ta arrestojnë njërin nga protestuesit, por nuk arritën të bëjnë një gjë të tillë.

Ndërkohë, më pas në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët policorë nga Njësia Speciale.

Arsyeja e kërkesës së këtij rrethrrotullimi, sipas banorëve, është se rruga që është me 4 shirita, është me rrezik dhe vështirë për t’u kyçur sepse nuk ka sinjalistikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat