Mësuesi i arrestuar për sulm seksual ndaj nxënëses, drejtoria në pritje të raportit për ta pezulluar

Kosova

Mësuesi i arrestuar për sulm seksual ndaj nxënëses, drejtoria në pritje të raportit për ta pezulluar

Më: 4 maj 2026 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur në Klinë ku dyshohet se një nxënëse është ngacmuar seksualisht përmes mesazheve nga një mësimdhënës.

N. Nrecaj, është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij pritet të caktohet masa e paraburgimit.

Lidhur me ngjarjen është deklaruar drejtori i Arsimit në këtë komunë Qemajl Sejdija.

Ai tha se janë duke pritur raportet zyrtare nga policia dhe prokuroria.

“Ende nuk e kemi asnjë raport zyrtar. Rasti është i ndjeshëm. Jemi në pritje të tyre, dhe posa t’i kemi ato do të merren masat konform rregulloreve të parapara”, deklaroi Sejdija..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat