“E kemi në terapi”, qentë ia sulmuan dy herë djalin, nëna nga Prishtina rrëfen tmerrin

Kosova

“E kemi në terapi”, qentë ia sulmuan dy herë djalin, nëna nga Prishtina rrëfen tmerrin

Më: 13 maj 2026 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Qentë endacakë vazhdojnë të mbesin shqetësimi i më i madh i qytetarëve në Prishtinë.

Një nënë, në emisionin “Fol me Arin” ka deklaruar se qentë endacakë ia kanë sulmuar të birin, dhe i njëjti, sipas saj, po merr terapi që gjashtë javë.

“Ma kanë sulmuar djalin. Herën e parë shpëtoi, por herën e dytë e ka thyer krahun, e kemi në terapi që gjashtë javë ditë.

Nuk po kemi as ku mu anku”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat