Ardian Gjini në Rahovec: Gratë dhe vajzat, forcë kyçe e vendimmarrjes dhe ndryshimit shoqëror

Kosova

Ardian Gjini në Rahovec: Gratë dhe vajzat, forcë kyçe e vendimmarrjes dhe ndryshimit shoqëror

Më: 18 maj 2026 Në ora: 20:22
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ardian Gjini

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ardian Gjini, së bashku me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, kanë zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Rahovecit, profesioniste nga fusha të ndryshme.

Në këtë bashkëbisedim të hapur u diskutua roli i grave në proceset demokratike dhe në vendimmarrjen institucionale.

Si dhe kontributi i tyre i vazhdueshëm në jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit.

Gjini theksoi rëndësinë e fuqizimit të grave në institucione, duke vlerësuar se ato kanë qenë dhe mbeten shtyllë e familjes dhe e zhvillimit shoqëror, ndërsa sot janë të gatshme të marrin më shumë përgjegjësi në udhëheqje dhe në vendimmarrje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat