Vihet gurthemeli i repartit të ri të Pediatrisë në Gjilan

Kosova

Vihet gurthemeli i repartit të ri të Pediatrisë në Gjilan

Më: 21 maj 2026 Në ora: 17:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni,.bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin Arben Vitia, hodhën gurthemelin e repartit të ri të Pediatrisë në Gjilan.

Ky projekt modern do të ofrojë kushte më të mira për trajtimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve tanë.

“Investimi prej afro 1 milion eurosh përfshin laborator modern, rritje të kapaciteteve me më shumë shtretër, ambiente funksionale dhe kënd lojërash për më të vegjlit”, tha Alban Hyseni.

I pari i Komunës së Gjilanit, tregoi se paralelisht, me dinamikë të përshpejtuar po vazhdojnë edhe punimet në çerdhen e re në lagjen “Tregu i Gjelbër”, si përmbushje e zotimeve.

Kryetari Hyseni falënderoi kryeministrin Kurti dhe ministrin Vitia për përkrahjen e vazhdueshme në projekte konkrete për Gjilanin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat