Mot kryesisht i vranët, me mundësi për riga lokale shiu

Kosova

Mot kryesisht i vranët, me mundësi për riga lokale shiu

Më: 22 maj 2026 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell, ndërsa vende-vende priten riga lokale shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius.

Ndërsa, ato maksimale nga 18 deri në 23 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat