Gjini takon të rinjtë e Mitrovicës: Potenciali ekziston, por duhet mbështetur

Kosova

Gjini takon të rinjtë e Mitrovicës: Potenciali ekziston, por duhet mbështetur

Më: 25 maj 2026 Në ora: 18:37
Kryetari dhe i nominuari për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini

Kryetari dhe i nominuari për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka qëndruar sot në Mitrovicë, ku së bashku me kandidatët për deputetë zhvilloi vizita dhe takime me përfaqësues të biznesit vendor dhe të rinjtë e komunës.

Gjini u takua edhe me të rinjtë e Mitrovicës, me të cilët diskutoi për sfidat me të cilat përballen dhe zgjidhjet që Aleanca synon të ofrojë për ta.

“Sot në Mitrovicë pamë energjinë e rinisë dhe shembuj konkretë të suksesit në ndërmarrësi.

Potenciali ekziston dhe duhet mbështetur”, është shprehur Gjini, duke falënderuar qytetarët e Mitrovicës për pritjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat