Lëndohet rëndë një punëtor i Kosovamont, dërgohet me urgjencë në QKUK

Kosova

Lëndohet rëndë një punëtor i Kosovamont, dërgohet me urgjencë në QKUK

Më: 8 korrik 2026 Në ora: 14:59
Fotoilustrim

Një punëtor i fabrikës ‘Kosovamont’ është lënduar rëndë gjatë orarit të punës para rreth gjysmë ore.

Media mëson se ai ka pësuar lëndime në kokë, pasi një mjet i fortë e ka goditur, në rrethana akoma të panjohura.

Ekipi mjekësor fillimisht ka intervenuar në vendin e ngjarjes, e më pas i lënduari është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Media është në pritje të konfirmimit nga QKUK dhe nga KEK-u, për detajet e incidentit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat