Moti sot me diell, kaq arrijnë temperaturat maksimale

Kosova

Moti sot me diell, kaq arrijnë temperaturat maksimale

Më: 11 korrik 2026 Në ora: 07:10
Fotoilustrim

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës.

Ndërsa pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, të cilat më vonë, kryesisht në zonën veriperëndimore, veriore dhe verilindore (pranë kufirit), pritet të gjenerojnë ndonjë rrebesh të izoluar.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme gjatë orëve të pasdites, me shpejtësi prej 15-45 km/h, njofton MeteoKosova.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme, me minimale që do të lëvizin prej 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 33°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat