Gjini: Të hiqet tatimi mbi tokën e punuar dhe të rritet pragu i TVSH-së

Kosova

Gjini: Të hiqet tatimi mbi tokën e punuar dhe të rritet pragu i TVSH-së

Më: 14 korrik 2026 Në ora: 19:19
Pamje nga videoja

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim me bujqit në fshatin Nëpërbisht të Suharekës, ku ka diskutuar për sfidat me të cilat përballet sektori i bujqësisë dhe nevojën për reforma ekonomike.

Gjini ka thënë se heqja e tatimit mbi tokën e punuar dhe rritja e pragut të TVSH-së në 100 mijë euro janë kërkesa që, sipas tij, dëgjohen vazhdimisht nga bujqit dhe bizneset në terren.

Ai ka theksuar se këto dy masa janë pjesë e gjashtë pikave të ofertës së Aleancës për krijimin e institucioneve të reja, duke i cilësuar si reforma të domosdoshme për mbështetjen e prodhuesve vendorë.

Postimi i plotë:

Në Nëpërbisht të Suharekës, në takimin me bujqit e zonës, diskutuam gjatë për domosdoshmërinë e reformave ekonomike.

Heqja e tatimit mbi tokën e punuar dhe rritja e pragut të TVSH-së në 100,000 euro janë kërkesa reale që ne i dëgjojmë çdo ditë nga njerëzit e punës në terren.

Jo rastësisht, këto dy pika janë edhe në mesin e gjashtë pikave të ofertës tonë për krijimin e institucioneve të reja.

Bujku i Kosovës e meriton mbështetjen e shtetit, jo ndëshkimin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat