NPL "Kastrioti" njofton, fillon pastrimi i oborrit të shkollës “Dr Ibrahim Rugova”

Kosova

NPL "Kastrioti" njofton, fillon pastrimi i oborrit të shkollës “Dr Ibrahim Rugova”

Më: 15 korrik 2026 Në ora: 11:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndërmarrja Publike Lokale “Kastrioti” ka njoftuar se sot, më 15 korrik, kanë filluar punimet në rregullim dhe pastrimin e oborrit të shkollës “Dr. Ibrahim Rugova” në Mazgit të Obiliqit.

Sipas njoftimit, punëtorët e operativës janë duke realizuar këtë aktivitet, gjatë realizimit janë kryer pastrimi i hapësirave të jashtme, kositja dhe rregullimi i gjelbërimit.

Si dhe mirëmbajtja e përgjithshme e oborrit.

Qëllimi i këtij aktiviteti është krijimi i një ambienti të pastër, të rregullt dhe më të sigurt për të gjithë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat