Zjarr në Lupç të Podujevës, flakët përfshijnë mbi dy hektarë barishte

Kosova

Zjarr në Lupç të Podujevës, flakët përfshijnë mbi dy hektarë barishte

Më: 18 korrik 2026 Në ora: 16:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre në disa pjesë të Kosovës.

Një zjarr i madh ka shpërthyer mëngjesit e së shtunës në fshatin Lupç të Podujevës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve të kësaj komune, të cilët pas disa orësh kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin.

Sipas informacioneve, zjarri ka përfshirë rreth 60 ari sipërfaqe pyjore dhe dy hektarë barishte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat