Edhe të dielën kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Kosova

Edhe të dielën kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Më: 18 korrik 2026 Në ora: 19:51
Fotoilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se edhe të dielën do të vazhdojë kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet që transportojnë mallra me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.

Sipas ministrisë, vendimi zbatohet për shkak të temperaturave të larta të parashikuara, të cilat pritet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë.

Kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30 dhe vlen vetëm për autoudhët.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e temperaturave dhe do të njoftojë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim lidhur me zbatimin e këtij vendim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat